Home - Projekti - Shqiperia - Te rinj dhe objektiva - Itinerare - Si te vish - Kontakte - Version

Te rinjte e VIVAlbania dhe objektivat e tyre!!!
Bukurie Imeraj, 18 vjece. (Bathore/Tirana)
Une vazhdoj gjimnazin dhe ne te njejten kohe frekuentoj edhe qendren sociale ku perballem me probleme te shumta, nje pjese e te cilave u perkasin personave ne brendesi te vetes se tyre. Ata kane nevoje te ndihmohen per te kuptuar veten duke vleresuar virtytet qe ata kane dhe une mbi kete gje dua te punoj sepse e ndiej dhe me pelqen shume te bej psikologen. Por per te arritur kete duhet te mbaroj shkollen e mesme dhe te filloj fakultetin e psikologjise.
Artin Rrapai 19 vjec. (Saranda)
Objektivi im eshte te punoj ne fushen e biznesit. Te bej ekonoimistin dhe te punoj per te ndertuar vendin tim ka qene nje nga deshirat e mija te femijerise, deshire kjo qe u rrit bashke me mua por me ndergjegjjen per tu impenjuar dhe ndjere pergjegjesine per nje te ardhme me te mire te vendit tim, dhe per nje rritje timen personale. Impenjohem per ta permbushur kete deshire, tashme edhe detyrim, duke mbaruar shkollen e mesme profesionale dhe me pas duke studiuar ne fakultetin Ekonomik!
Drilona Ndrevataj 18 vjec. (Bathore/Tirana)
Une jam ne vitin e trete te shkolles se mesme. Mbas gjimnazit dua te studjoj per drejtesi ne fakultetin juridik. Me pelqen drejtesia dhe dua te bej avokaten. Shqiperia eshte duke kaluar nje periudhe te veshtire dhe ka nevoje per gjithcka dhe per te gjithe. Une ndjej se mund te kontribuoj ne kete fushe dhe do ta bej.
Elvira Spaho, 21 vjece. (Bathore/Tirana)
Une jetoj ne Shqiperi, me pelqen dhe jam krenare qe jam shqiptare por me vjen shume keq qe ketu shume gjera nuk shkojne, nje nder keto eshte edhe korrupsioni qe ekziston ketu dhe qellimi im eshte pikerisht ky, te punoj ne fushen e drejtesise per te luftuar korrupsionin dhe trafikimin. Per kete kam nevoje te mbaroj Fakultetin Juridik. Pervec kesaj, jam duke vazhduar Fakultetin e Inxhinierise se Pyjeve, dhe dua ta perfundoj per te punuar me pas mbi ambientin, per te dhene kontributin tim edhe ne kete fushe, duke zvogeluar ndotjen edhe pse qellimi im eshte drejtesia.
Aleksander Imeraj, 21 vjec. (Bathore/Tirana)
Obiektivi im eshte te punoj ne fushen e biznesit, te bej ekonomistin per dy arsye: per te krijuar mundesine e nje jete te mire vetes time dhe familjes time dhe te punoj per Shqiperine sepse pjesa me e madhe e te rinjve shqiptare punojne jashte, ne nje kohe kur Shqiperia ka me te vertete shume nevoje dhe duhet te jemi ne te rinjte duke ndertuar te ardhmen e saj. Rruga qe une duhet te ndjek per te permbushur kete objektiv eshte te vazhdoj Fakultetin Ekonomik.

Rajmonda Sulaj, 25 vjece. (Bathore/Tirana)
Une studioj per histori-gjeografi, jam ne vitin e katert. Te studioj historine e popullit tim me ben te ndihem krenare. Ndihem me te vertete shume mire. Objektivi im eshte te mbaroj kete fakultet dhe me pas te studioj per arkeologji per te patur formimin e duhur dhe per te vazhduar eksplorimin mbi historine e origjines dhe zhvillimit te popullit tim, duke ju krijuar mundesi brezave te rinj te njohin historine, historine e Ilireve dhe te Arberve.

Blerta Jubani, 18 vjec. (Valbone/Tropoje)
Studjoj ne gjimnaz, jam ne vitin e dyte. Jetoj ne Valbone, ne nje nga vendet me te bukura te vendit tone, nje natyre e mrekullueshme, por vetem kjo nuk mjafton per te jetuar. Per te jetuar dhe patur nje jete te kompletuar, nevojitet edhe formimi. Ketu eshte ca e veshtire sepse shkollat jane larg dhe rruget nuk jane shume te mira por edhe pse me veshtiresi une dua te mbaroj gjimnazin dhe me pas te studjoj per mjeksi. Vetem keshtu mund te kem nje profesion dhe nje pune, pervec maleve dhe natyres se mrekullueshme.
Visar Kola, 18 vjec. (Dushaj/Tropoje)
Une studjoj ne gjimnaz, jam ne vitin e katert. Vij nga nje vend shume i bukur, veriu i Shqiperise, nje nga perlat e natyres. Pasi te mbaroj gjimnazin dua te studjoj ne fakultetin e inxhinierise se ndertimit. Shqiperia eshte nje vend ne tranzicion por ne te njeten kohe edhe ne ndertim, dhe eshte tamam momenti kur hidhen bazat, themelet. Qe te ndertohet mire duhet qe themelet te jene te forta. Une dua dhe ndjej te kontribuoj ne kete fushe. Eshte bukur te studjosh dhe pastaj te punosh per te ndertuar vendin tend.
Blerta Shahini, 24 vjec. (Tirana)
Un e e dua Shqiperine time, dhe pervec te studjuarit, VIVAlbania me jep mundesine per te bere per Shqiperine time. Jam krenare qe jam Shqiptare, jam krenare per gjithcka qe Shqiperia ka dhe mban dhe jam krenare te prezantoj dhe promovoj tek te huajt te gjithe kete qe mua me mbush, Shqiperine time te vertete. Te gjithe ne, jemi si guret qe sherbejne per te ndertuar shqiperine tone me baza te forta dhe me gjithcka qe ajo ka. Pikerisht per kete duhet qe te studjojme dhe diplomohemi ne fushat dhe fakultetet qe duam, sepse vetem keshtu mund ti sherbejme vertet. Dua te diplomohem per kinematografi dhe regji duke studiuar ne akademine e arteve, duke promovuar keshtu edhe kete ane te popullit tone qe eshte vertet shume e pasur.
Marinela Kasa, 16 vjec. (Dushaj/Tropoje)
Studjoj ne shkollen profesionale ekonomike, jam ne vitin e dyte. Me pas dua te studjoj ne fakultetin ekonomik dhe me pas te punoj si ekonomiste. Edhe pse vitet e fundit Shqiperia eshte zhvilluar me ritme te shpejta, mbetet akoma edhe shume per tu bere. Duke qene se ekonomia eshte nje nder piakt e forta te ketij zhvillimi, nevojiten njerez te formuar dhe te zote qe te punojne per te ndertuar nje te tashme ketu por duke krijuar edhe mundesine e nje te ardhmeje me te mire per brezat e rinj.
Vjollca Rrapaj, 24 vjec. (Saranda)
Studjoj gjuhe-letersi, jam ne vitin e trete. Me pelqen vertet shume dhe jam krenare qe e njoh mire kete gjuhe, jam krenare qe eshte gjuha ime meme. Objektivi im eshte te mbaroj fakultetin dhe me pas te punoj si perkthyese dhe mesuese e gjuhes shqipe, duke mesuar dhe promovuar kete gjuhe te bukur. Do te me pelqente edhe qe turistet e huajt, para se te largoheshin nga Shqiperia te mesonin disa nga shprehjet e bukura te gjuhes tone shqipe.
Moxart Uka 18 vjec. (Dushaj/Tropoje)
Une studjoj ne gjimnaz, jam ne vitin e trete. Objektivi im eshte te mbaroj gjimnazin dhe me pas te studjoj mjeshteri Sportive. Me pelqen sporti. Mbas fakultetit dua te punoj si mjeshter sporti . Eshte pasioni im, por edhe ndjej se mund te kontribuoj ne kete fushe jo vetem per ta cuar perpara ate qe ekziston, por edhe per te permiresuar dhe promovuar talentet e reja.