Gjithcka
nisi ne 2005, duke menduar te jetuarin ketu, duke menduar
nje te tashme dhe te ardhme ne Shqiperi. Ne jemi te sigurt
se Shqiperia eshte nje vend i mrekullueshem qe te ofron
mundesi te shumta pune dhe jetese dhe se nuk eshte patjeter
e nevojshme te shkohet jashte Shqiperise per te punuar
dhe jetuar. Mbeshtetim fort idene se duhet te jemi ne
vete qe ndertojme nje Shqiperi te bukur duke punuar dhe
jetuar ketu.
Menduam te krijonim dicka ne vete, vendosem te mikpresim
ne shtepite tona turistet e huaj te interesuar te njohin
kulturen Shqiptare, traditat, Shqiperine dhe Shqiptaret.
Me kontributet e mbledhura nga mikpritja, te financonim
studimet tona.

Mijera te rinj studjojne jashte, shume e shume te tjere
punojne jashte, ne nje kohe kur shqiperia jone ka nevoje
per ta, ka nevoje te ndertohet. Shume te rinj mendojne
se ketu nuk ka te ardhme, se ketu nuk ka vende pune, se
shqiperia eshte e varfer, nderkohe qe shqiperia eshte
shume e pasur, por duhet te jemi ne ata qe e vleresojme,
qe nxjerrim ne pah vlerat dhe pasurite e saj, duhet te
jemi ne ata qe krijojme dhe ndertojme te ardhmen ketu,
qe ndertojme shqiperine tone.
Shqiptaret
jane njerez te mrekullueshem, te ndershem, punetore dhe
shume mikprites dhe ne duam pikerisht t'iu tregojme te
huajve vlerat tona, Shqiptaret dhe Shqiperine e vertete.
Keshtu
lindi website: Bathorebeach.net.
Ne
veren e 2006-tes kemi pritur rreth 80 turiste, duke i
mikpritur ne shtepite tona dhe duke i shoqeruar me shume
kenaqesi per te vizituar Shqiperine tone. Shume gazeta
dhe media italiane kane folur per inisiativen tone, por
jo vetem italiane, edhe ato shqiptare, nje nder eshte
edhe News
24 Tv, duke e dhene si shembull se si mund te krijojet
dhe behet dicka nese do vertet qe ta besh duke vleresuar
mundesite qe te jepen.Dhe
me pas nga BathoreBeach (i quajtur keshtu ne menyre simbolike),
kaluam ne VIVAlbania.net
Vendosem
qe ta zgjeronim projektin tone duke perfshire edhe te
rinj te tjere qe e mendojne dhe vleresojne shqiperine
ashtu si ne, dhe qe impenjohen per te permbushur objektivin
e tyre te punes duke ndjekur nje rruge formimi, shkollen
apo fakultetin perkates. Me VIVAlbania.net ju propozojme
dhe ofrojme mundesine e njohjes se fytyres se vertete
te ketij vendi te mrekullueshem nepermjet njerzve, traditave,
zakoneve, historise, kuzhines, aromave dhe natyres se
mrekullueshme.
Te gjithe te rinjte flasin gjuhen italiane dhe kjo ben
qe komunikimi dhe njohja te jete shume e thjeshte. Jane
nje grup te rinjsh shume te lidhur me njeri-tjetrin dhe
qe duan te gjithe se bashku te permbushin objektivat e
tyre. I gjithe
projekti
koordinohet nga Erjona Shahini (studente ne universitetin
e Tiranes).
Ne shkembim te mikpritjes dhe udhetimit ne kulturen dhe
natyren Shqiptare, kerkohet nje kontribut i cili perdoret
per te mbuluar pjesen e munguar te shpenzimeve per perfundimin
e procesit te formimit. Nje pjese e kontributit shkon
per te finacuar rritjen e VIVAlbania, e drejtuar drejperdrejt
nga ne te rinjte.
Kete vit projekti starton me 14 te rinj, te gadshem per
te dhene maksimumin per veten e tyre dhe per ju!!!
UDHETIM TE KENDSHEM TE GJITHEVE ME VIVALBANIA!!!